Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në zonën e Krastës në Elbasan.
Sipas policisë, 24 vjeçari E.M nga Yzberishti ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga.
"Për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit dhe pasagjeria shtetasja E.S., 20 vjeçe, banuese në Elbasan, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve", sqaron policia.
Policia arrestoi 24-vjeçarin, ndërsa materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".