Klevis Balliu: Nuk po na çon ligji në Gjykata, por Edi Rama

Shqipëria

Klevis Balliu: Nuk po na çon ligji në Gjykata, por Edi Rama

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 10:14
Klevis Balliu

Ish deputeti i PD, Klevis Balliu ka dhënë një deklaratë për mediat nga Prokuroria e Tiranës pas përplasjeve që pati në zonën e Astirit mes banorëve dhe policisë.

“Shqetësimi ynë është për të gjithë banorët e Unazës së Re. Qeveria është në përpëlitjet e fundit, nuk di se çfarë bën.

Policia sulmoi me gurë banorët, sot do njiheni me provat e reja. Nuk po na çon ligji në Gjykata, por Edi Rama. Rama nuk pranoi dialog me banorët dhe e bëri atë me Vuçiç”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat