Kuvendi voton rezolutën “anti- Meta”: Të konsiderohet nul dekreti i Presidentit për Kushtetuesen

Shqipëria

Kuvendi voton rezolutën “anti- Meta”: Të konsiderohet nul dekreti i Presidentit për Kushtetuesen

Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 11:55
Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi ka miratuar në seancën e jashtëzakonshme parlamentare projekt- rezolutën drejtuar institucioneve ligjzbatuese dhe Gjykatës Kushtetuese, që të konsiderojnë nul dekretin e Ilir Metës për të shpallur si anëtare të Kushtetueses zonjën Marsida Xhaferllari.

Duke bashkuar votat me disa prej deputetëve të opozitës së re, parlamenti votoi me 97 vota pro, asnjë kundër dhe 4 vota asbtenim projekt rezolutën në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat