Panair tek ulliri 2 mijë vjeçar në Kurbin - Bota Sot
Panair tek ulliri 2 mijë vjeçar në Kurbin

Shqipëria

Panair tek ulliri 2 mijë vjeçar në Kurbin

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 14:41
Panair tek ulliri 2 mijë vjeçar në Kurbin

Kultivuesit e ullirit në Kurbin u mblodhën për herë të parë në një panair. Pranë ullirit gati 2 mijë vjeçar të Gjormit, me diametër 14 metra që besohet se është ndër më të vjetrit në Ballkan, treguan prodhimet por dhe shqetësimet.

Ankesa kanë për mungesë të mbështetjes dhe çmimet sipas tyre të larta të imputeve bujqësore.

Fermer: “Nuk kemi asnjë lloj ndihme, qoftë tek gjëja më elementare nafta që është shumë e shtrenjtë për bujqësinë, plehrat po ashtu me çmim të shtrenjtë. Shteti është zero tek ne.”  

Synimi është promovimi i ullirit e produkteve të tjera tradicionale të zonës dhe nisma duket se ka dhënë rezultat.

Të shumtë ishin banorët e zonave të ndryshme të Kurbinit por edhe më tej që iu bashkuan festës.

“Në Gjormë kam ardhur por një panair të tillë dhe në këtë vend të tillë është hera e parë që shoh.”

Vetëm në fshatin Gjormë të Kurbinit kultivohen mbi 2 mijë rrënjë ullinj, ndërsa fermerët kërkojnë më shumë mbështetje për të ruajtur dhe çuar përpara këtë traditë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat