Zgjedhja e delegatëve, Balla: Sot përmbyllëm fazën e parë të riorganizimit të PS-së - Bota Sot
Zgjedhja e delegatëve, Balla: Sot përmbyllëm fazën e parë të riorganizimit të PS-së

Shqipëria

Zgjedhja e delegatëve, Balla: Sot përmbyllëm fazën e parë të riorganizimit të PS-së

Më: 16 nëntor 2019 Në ora: 19:59
Taulant Balla

Pas mbylljes së procesit të votimit të delegatëve të kongresit të PS-së, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Taulant Balla doli në një deklaratë për shtyp.

“Zgjedhjet e sotme me parimin “1 anëtar 1 votë”. U testua për herë të parë votimi elektronik në njësinë 8. Barazia gjinore, risia më e madhe e këtij procesi zgjedhor të brendshëm, 47% gra dhe vajza. Në stadin ku jemi kemi nevojë për riorganizim kapilar. PS e ka në ADN-në e saj parimin e shanseve të barabarta, kryesisht për gratë dhe vajzat. Nuk kishte asnjë incident në këtë proces zgjedhor të brendshëm. Sot ishim në lartësinë e detyrës së këtij organizimi të madh politik. PS shkolle e funksionimit demokratik. Sot përmbyllëm fazën e parë të procesit të riorganizimit të PS-së, me zgjedhjen e delegatëve”, tha Balla.

Më tej shtoi:

“Votimi elektronik dhe votimi nëpërmjet postës, demonstrim shumë i rëndësishëm. Sa herë PS ka zhvilluar zgjedhje ka qenë shkollë për gjithë klasën politike. Nuk është rregjistuar asnjë problematikë, proces i rregullt me standarde të larta; dy risitë që shënoi ky proces, testimi i teknologjisë në votimin elektronik, barazia gjinore risia me e madhe e këtij procesi. 47% e kandidateve gra dhe vajza. Procesi i këtyre zgjedhjeve rëndësi të veçantë, për pjesën e dytë të procesit. Ne stadin aktual të PS-së ka nevojë për energjizim. 706 delegate te zgjedhur, 353 gra dhe vajza, 353 burra dhe djem. Në përfundim dua të falenderoj të gjithë themeluesit e partisë sonë. Kjo shkollë jete dhe politike çdo ditë e më shumë në funksion të njerëzve që janë të ftuar të kontribuojnë.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat