Kriza në vend, analisti Roland Lami: Zgjidhja mbetet nga faktori ndërkombëtar

Shqipëria

Kriza në vend, analisti Roland Lami: Zgjidhja mbetet nga faktori ndërkombëtar

Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 21:44
Roland Lami

Për analistin Roland Lami kriza politike në vend mund të zgjidhet vetëm me ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Lami tha se jemi në një situatë të paprecedentë pasi të gjitha institucionet më të rëndësishme në vend janë futur në një konflikt ku asnjë  instancë nuk mund ti japë drejtim kësaj çështje

Roland Lami: Po të shohësh artikulimin që krerët e institucioneve që janë përfshirë në këtë konflikt, kam parasysh drejtuesin e KED, apo kreun e shtetit Meta, apo kreun e Parlamentit Ruci, apo po ti referohesh ligjërimit të kryeministrit Rama do të vëresh që jemi në një situatë të paprecedentë pasi të gjitha institucionet më të rëndësishme në vend janë futur në një konflikt kur për fat të keq nuk ka dhe instancë që mund ti japë drejtim kësaj çështje. Kjo tregon edhe për frakturën e madhe që ka shteti shqiptar, i cili në këtë situatë që është nuk gjen mekanizmat sëbrendshmi për të dalë nga gjendja dhe i vetmi mundësi për ta zgjidhur këtë çështje mbetet roli dhe ndërhyrja e faktorit ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat