Nuk ka asnjë ankimim nga kandidatët për kryeprokuror, lista i kalon Kuvendit

Shqipëria

Nuk ka asnjë ankimim nga kandidatët për kryeprokuror, lista i kalon Kuvendit

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 16:29
Foto

Ka përfunduar afati për ankimimin e kandidatëve për prokuror të përgjithshëm. Burime zyrtare nga Gjykata Administrative e Apelit bëjnë të ditur se asnjë nga 3 kandidatët nuk ka ankimuar renditjen e KLP.

Një ditë më parë, Arta Marku i kërkoi Këshillit pikëzimin e detajuar, informacion që kandidates ia vunë në dispozicion sot.

KLP pritet që ti dërgojë listën Kuvendit për votim. Nëse asnjë nga kandidatët nuk siguron shumicën e votave, votohet kandidati i renditur i pari në listë.  

Në garën për prokuror janë Olsion Çela, Arta Maku dhe Fatjona Memçaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat