Thirrja e presidentit Meta: Shqiptarët të hapin sytë. Të marrin fatin e tyre në dorë

Shqipëria

Thirrja e presidentit Meta: Shqiptarët të hapin sytë. Të marrin fatin e tyre në dorë

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 19:12
Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një konferencë të jashtëzakonshme tha se Kushtetuta është vija e kuqe.

Meta:  Unë si president do të qëndroj si kryegarant i mbrojtjes së kushtetutë dhe do ti kundërvihem me të gjitha forcat e mia përpjekjeve të tilla shkatërrimtare dhe antikombëtare.  

Shqipëria nuk drejtohet me rezolutë por me kushtetutë.

Shqiptarët të hapin sytë, të marrin fatin e tyre në dorë në mbrojtje të kushtetutës dhe që fëmijët e tyre mos ikin më nga sytë këmbët nga atdheu i tyre.

Kushtetuta është vijë e kuqe dhe e kuqe flakë e pakalueshme nga armiqtë e saj dhe të republikës së gjithë shqiptarëve.

Shqipëria nuk është dhe nuk do të jetë shpresë humbur.

Presidenti do të jetë në mbrojtje të lirive dhe të drejtave themelore të popullit shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat