Do hetojnë politikanët, kush janë 8 prokurorët e parë të SPAK

Shqipëria

Do hetojnë politikanët, kush janë 8 prokurorët e parë të SPAK

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 15:05
Pamje nga takimi

Sot u miratuan 8 prokurorët e rinj, që do të jenë pjesë e SPAK, Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndërkohë që KLP çeli garën për pozicionin e drejtuesit të SPAK, e cila do të jetë e hapur për një afat kohor prej 15 ditësh duke nisur nga kjo e hënë.

Në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) u miratuan me 11 vota pro, projekt-aktet për emërimin e 8 prokurorëve në Prokurorinë e Posaçme.

Tetë prokurorët e parë të SPAK janë Altin Dumani, Arben Kraja, Behar Dibra, Edvin Kondilli, Elida Celami(Kaçkini), Ened Nakuçi, Enkeleda Millonai dhe Klodian Braho.

Prokurorët në SPAK do të kenë një mandat 9-vjeçar, pa të drejtë riemërimi.

Gjatë mbledhjes së KLP, u tha se ky vendim hyn në fuqi me datë 19 Dhjetor 2019 dhe botohet në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave.

Njihuni më poshtë me secilin prej tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat