Aksi rrugor shqiptar ku pothuajse çdo ditë ka aksidente me vdekje

Shqipëria

Aksi rrugor shqiptar ku pothuajse çdo ditë ka aksidente me vdekje

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 18:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

Aksi nacional rrugor Elbasan-Peqin, është kthyer në një nga rrugët më të rrezikshme në vend, ku numri i lartë i aksidenteve rrugore dhe me pasoja të rënda në humbjen e jetëve njerëzore e ka kthyer këtë aks në një zonë tejet problematike.

Aksidenti i radhës ka ndodhur sot, ku mbeti e plagosur një e re 22-vjeçare.

Në mënyrë te veçantë pjesa pranë fshatit Papër, është kthyer një zonë ferri, ku regjistrohen aksidente të shpeshta dhe me pasoja të rënda.

Më i fundit është regjistruar paraditen e kësaj te hëne.

Edhe pse njihet si një nga njollat e zeza e akseve nacionale rrugore në vend, në këtë zone, sipas banoreve policia nuk monitoron siç duhet trafikun, raporton a2.

Ndërsa në shumicën e rasteve kanë qenë vetë banorët që u kanë dhënë ndihmën e parë personave të dëmtuara dhe i kanë nisur me makina të rastit në spital.

Dy muaj më parë thuaje në të njëjtin vend u shënua një tjetër aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e katër personave, ndërsa janë disa dhjetëra aksidentet e tjera që përfundojnë me lëndime dhe dëme të shumta materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat