Berisha: Rama ia ka dorëzuar politikën e Jashtme shqiptare Vuçiçit, akt i lartë i tradhtisë kombëtare

Shqipëria

Berisha: Rama ia ka dorëzuar politikën e Jashtme shqiptare Vuçiçit, akt i lartë i tradhtisë kombëtare

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 23:28
Edi Rama, Aleksandar Vuçiq dhe Zoran Zaev

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi në studion e “360 Gradë” deklaratën e presidentit serb, Vuçiç se kryeministri Edi Rama e ka autorizuar të flas me Macron në emër të interesave të Ballkanit.

Berisha tha se Rama ja ka dorëzuar politikën e jashtme shqiptare Vuçiçit dhe ky është një akt i lartë i tradhtisë kombëtare.

Pjesë nga biseda:

Presidenti Vuçiç ka dhënë një intervistë për gjermanen “Der Spiegel”. Aty ka bërë një deklaratë që është pak ta quash skandaloze. Thotë që Rama më ka autorizuar mua të flas me Macron në emër të interesave të Ballkanit. Për çfarë interesash e ka autorizuar Rama?

Sali Berisha: Edi Rama ka dorëzuar politikën e jashtme shqiptare serbomadhit Aleksandar Vuçiç, për definicion një kryeqytet armik një shekull armik i shqiptarëve dhe nuk ka gjë më të paimagjinueshme. Është akt i lartë i tradhtisë ndërkombëtare, siç është Mini-shengeni. Nga Ohri e deri sot vetëm Kosovën sulmon, e keni dëgjuar. Ky e sulmon Kosovën më shumë sesa Vuçiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat