“Po lirohen vrasës”, Sandër Lleshaj: Policia sot nuk identifikon dot as numrat e telefonit

Shqipëria

“Po lirohen vrasës”, Sandër Lleshaj: Policia sot nuk identifikon dot as numrat e telefonit

Më: 25 nëntor 2019 Në ora: 23:29
Sandër Lleshaj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj foli me shifra konkrete në lidhje me nivelin e kriminalitetit në vendin tonë.

Sipas tij, gjashtë vite më parë vriteshin mbi 100 persona, ndërsa sot kjo shifër ka pësuar rënie drastike.

Ai tha në Real story se kjo nismë duhet të mbështetet gjerësisht nga ana e shoqërisë, pasi shtoi faktin se gjykatat po lirojnë persona të akuzuar për vrasje.

Lleshaj tha se Policia e Shtetit sot që flasim ka raste që nuk e gjen dot personin që do thjesht nga numri i telefonit, por se kjo gjë nuk duhet të ndodhë më. Po ashtu, Lleshaj ka theksuar se në projekt-ligjin e ri për përgjimet do të ketë disa ndryshime, që e bëjnë policinë me efikase.

“Thelbi i ligjit është marrja e pronës së dyshimtë dhe detyrimi i çdo personi që është subjekt i ligjit, nëse ka prona kriminale. Po ashtu, policia ka atribute, duke iu penguar lirinë nga qyteti në qytet për shembull. Policia jonë ka duart e lidhura në përgjime. Policia jonë e ka vështirë të gjejë se i kujt është ky numër ose ku ndodhet personi, të gjendet me celular. Këta i ka çdo polici normale dhe ky ligj paracakton këtë gjë. Policisë mund t’i duhet numri, për të ndaluar një vepër të rëndë penale në çast, ndërsa më herët duhet të shkonte te kompania celulare etj. Sa i takon përgjimeve, nuk kemi ndonjë ndryshim nga procedura që kemi sot, ku bëhen përgjimet nga policia dhe Prokuroria. Ligji merret me parandalimin dhe ka aspekt civil, administrativ.”, tha Lleshaj.

Sandër Lleshaj theksoi se në terren do të jetë një polici e trajnuar mjaft mirë për të zbatuar ligjin anti-KÇK.

“Ne kemi operacionet “Forca e ligjit”, e cila është një bashkërendim mes policisë dhe Prokurorisë. Ndërsa, për policinë në terren për ligjin anti-KÇK, do të angazhojmë edhe elementë të forcave të ushtrisë. Mirëpo ata tashmë ajnë shndërruar në polic tanimë. Kështu është krijuar një trup e fuqishme dhe njësh. Policia ka punuar në kushte normale policore. Bëhet fjalë për një numër në kufijtë e tri-fishorit”, u shpreh Lleshaj.

Pjesë nga debati:
Lleshaj: Shqipëria është një vend shumë i sigurt në krahasim me 6 vite më parë, në 2012 vriteshin 126, në 2019 numri është në 26. Shifrat krahasoni vetë. Nuk po flas për perceptim. Kriminaliteti në Shqipëri është i përgënjeshtruar nga realitetit. Kemi përgjysmuar krimin e rëndë të Shqipërisë. Gjeni çdo statistikë. Kjo është nevojë për të mbuluar një situata të papranueshëm në të cilën ndodhet sot. Po lirohen vrasës. Hyjnë në pranga dhe dalin, edhe pse janë të akuzuar për vrasje.Ne jemi konsultuar me shumë partnerët. Janë shumë. Është me konsultuar Euralius. Desha t’ju ftoj ju, që ne kemi nevojë për mbështetje shoqërore. Kjo është konsultuar me ata që dinë.

Klodiana Lala: Më thoni një organizëm ndërkombëtar me të cilin jeni konsultuar për këtë paketë.

Sandër Lleshaj: Është konsultuar me partnerët ndërkombëtarë dhe shumë shpejt do kemi mbështetje publike. Është konsultuar shumë madje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat