E tmerrshme njerëzit po kërkojnë ndihmë nga gërmadhat, kjo është video e parë nga Durrësi

Shqipëria

E tmerrshme njerëzit po kërkojnë ndihmë nga gërmadhat, kjo është video e parë nga Durrësi

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 06:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një tërmet i fuqishëm me magnitutë 6.4 ka shkatuar dëme serioze në Durrës.

Siç raporton tch, tërmeti 6.4 rihter, ka shkaktuar dëme materiale në Durrës.

Po sipas tch, ka edhe njerëz që kërkojnë ndihmë.

Madje, siç raportohet tutje, një pallat është dëmtuar rëndë dhe banorët nuk dalin dot nga aty.

Top Channel ka sjell edhe pamjet e para nga vendi I ngjarjes në Durrës e ku duket se disa ndërtesa janë shembur.

Ndërkohë mediumi në fjalë ka publikuar edhe pamjet e një ndërtese të shembur.

Ndryshe, dridhjet që thuhet se epiqendër kanë pasur Durrësin janë ndjerë edhe në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat