Edi Rama pas tërmetit: Punohet intensivisht për të shpëtuar çdo jetë të mundshme

Shqipëria

Edi Rama pas tërmetit: Punohet intensivisht për të shpëtuar çdo jetë të mundshme

Nga: H.O. Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 07:33
Pamje pas termetit

Kryeministri i Shqipërisë ka reaguar pas tërmetit që ka goditur Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të së martës.

Ai shkruan se fatkeqësisht ka viktima nga ky tërmet, ndërsa po punohet intensivisht për të shpëtuar jetë.

Postimi i plotë:

Goditja e fuqishme e tërmetit ka krijuar pasoja të rënda dhe fatkeqësisht kemi jetë të humbura?Të gjitha strukturat e shtetit janë në këmbë qysh në momentet e para pas goditjes. Punohet intensivisht për të shpëtuar çdo jetë të mundshme në disa pika fatale në Durrës e Thumanë?

Eshtë një moment dramatik ku sidoqoftë duhet të ruajmë me çdo kusht qetësinë,të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit e ta përballojmë këtë goditje SE BASHKU?Ne do të bëjmë gjithçka kemi në dorë dhe me miqtë e mëdhenj në krah do ta kalojmë edhe këtë situatë?#Kurajo #Durim #Solidaritet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat