Doktoresha Anika Dokle: Dy bebusha lindën 20 minuta pas tërmetit

Shqipëria

Doktoresha Anika Dokle: Dy bebusha lindën 20 minuta pas tërmetit

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 08:09
Anika Dokle

Ashtu si në tërmetin e 21 shtatorit edhe në këtë të 26 nëntorit, doktoresha Anika Dokle e Maternitetit ‘Koço Gliozheni’ ka qenë në krye të detyrës.

‘Unë dhe shokët e mi edhe këtë herë në maternitet.

Këta bebusha binjakë lindën 20 minuta pas tërmetit. Kjo është simbolika më e mirë e vijimësisë. Nuk kam më fjalë!’, shkruan doktoresha Dokle në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat