Sapo u lirua nga burgu, i riu humbi jetën në tërmetin në Shqipëri

Shqipëria

Sapo u lirua nga burgu, i riu humbi jetën në tërmetin në Shqipëri

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 08:56
Ilustrim

Identifikohet një nga viktimat e tërmetit të fuqishëm që preku Shqipërinë ditën e sotme.

Mësohet se një nga viktimat është Kristian Preçi. Ka qënë gazetarja e emisionit Boom, Arjana Loce ajo që ka postuar në rrjetin e saj social, ku ka treguar identitetin e viktimës.

Sipas gazetares, Preçi ishte burgosur padrejtësisht dhe pasi iu drejtua emisionin investigative fitoi lirinë.

Por duket se kjo nuk i zgjati shumë të riut, pasi sot ka humbur jetën nga tërmeti 6.3 ballësh që preku Shqipërinë.

Preçi është një nga katër viktimat e Thumanës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat