Plagoset polici i RENEA-s në Thumanë gjatë operacionit të shpëtimit

Shqipëria

Plagoset polici i RENEA-s në Thumanë gjatë operacionit të shpëtimit

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 10:32
Plagoset polici i RENEA-s në Thumanë gjatë operacionit të shpëtimit

Një polic i RENEA-së është lënduar derisa ishte duke ndihmuar në operacionin e kërkim-shpëtimit.

Tvklan.al ka filmuar momentet e plagosjes së një prej efektivëve të RENEA-s, teksa ishte duke ndihmuar në operacionin e kërkim-shpëtimit të të mbijetuarve në Thumanë.

Ka qenë ora 07:08 kur tërmeti i radhës me magnitudë 5.4 goditi sërish vendin. Rrënojat e pallatit të shkatërruar ku efektivi po ndihmonte në kërkime, u rrëzuan duke plagosur lehtë policin e RENEA-s. Për fat të mirë, ai shpëtoi me lëndime të vogla.

Në Thumanë janë rrëzuar dy pallate nga tërmeti i fortë 6.3 ballë i orës 03:54.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat