Manastirliu: Të gjitha shërbimet e urgjencës në gatishmëri

Shqipëria

Manastirliu: Të gjitha shërbimet e urgjencës në gatishmëri

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 13:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka thënë se deri tani në rang vendi janë paraqitur më shumë se 600 persona të lënduar në spitale.

Sipas saj, gatishmëria është në të gjitha spitalet dhe deri më tani asgjë nuk ka munguar.    

Manastirliu: Mjekët na u janë bashkuar nga qytetet e tjera

“Gjithashtu kemi bërë një koordinim edhe sa i përket qendrës kombëtare të urgjencave mjekësore ku edhe trupa të infermierëve, mjekëve na u janë bashkuar nga qytetet e tjera të vendit për të mobilizuar më shumë shërbimin kombëtar të emergjencës nëpërmjet flotës së automjeteve të shtuara dhe ekipeve të shtuara për t’i pasur në terren në këto momente ku sigurisht e rëndësishme është për të shpëtohet çdo jetë që ende është e rrezikuar nën rrënoj”, tha ajo.

Mbi 300 mjekë janë në detyrë për t’ju përgjigjur situatës në spitale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat