Flet Ilir Meta: Falënderoj popullin e Kosovës për solidarizimin e jashtëzakonshëm

Shqipëria

Flet Ilir Meta: Falënderoj popullin e Kosovës për solidarizimin e jashtëzakonshëm

Më: 26 nëntor 2019 Në ora: 22:07
Ilir Meta

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë për T7 se kishte pasur frikë për një numër shumë më të madh të viktimave pas tërmetit që ndodhi në orët e hershme në Durrës.

“Kam pasur shumë pak shpresa”, thotë Meta.

“Besoj se gjendemi para një mrekullie por nuk duhet të nxitohemi ende. Rreziku është i tmerrshëm, puna që po bëhet është e madhe dhe një sukses i pabesueshëm i operacioneve të shpëtimit”

“Kanë ardhur ekipe shpëtimi nga Kosova, Italia, Greqia e shumë vende tjera të cilët na kanë ndihmuar shumë”

“Duhet të punohet gjithë natën për t’i shpëtuar të mbijetuarit. Do të bëhet një punë e gjatë për të rikuperuar dëmet e mëdha materiale”, ka shtuar Meta.

“Falënderoj popullin e Kosovës për solidaritetin e jashtëzakonshëm që kemi treguar në këtë kohë të vështirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat