Kancelarja austriake: Thellësisht të pikëlluar nga lajmet tragjike prej tërmetit në Shqipëri

Shqipëria

Kancelarja austriake: Thellësisht të pikëlluar nga lajmet tragjike prej tërmetit në Shqipëri

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 13:45
Shqipëri

Kancelarja austriake Federale Bierlein dhe Ministri i Jashtëm Schallenberg shprehin ngushëllime për familjet e viktimave të shkaktuar nga tërmeti në Shqipëri.

Zëdhënësi i Qeverisë Federale Austriake, Alexander Winterstein shprehet se “Kancelarja Austriake Federale Bierlein dhe Ministri i Jashtëm Schallenberg janë thellësisht të pikëlluar nga lajmet tragjike rreth dëmeve të shkaktuara në Shqipëri”.

“Mendimet tona janë me viktimat, të plagosurit si dhe me çdokënd të prekur nga tërmeti në Shqipëri”, shprehet zëdhënësi i Qeverisë Federale Austriake, Alexander Winterstein.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat