Në gjendje të rëndë, kush është i plagosuri i dërguar për mjekim në Itali/ Emri

Shqipëria

Në gjendje të rëndë, kush është i plagosuri i dërguar për mjekim në Itali/ Emri

Më: 28 nëntor 2019 Në ora: 08:51
Pamje nga video

Në gjendje të rëndë si pasojë e dëmtimeve të marra, një nga të plagosurit e tërmetit të kësaj të marte është dërguar në Itali.

Bëhet fjalë për 30-vjeçarin Marlin Shkodra, i cili siç konfirmuan mjekët, ka pësuar trauma serioze në kokë, por edhe në trup.

I riu është dërguar në Itali dhe më konkretisht në një klinikë të specializuar në Bari.

Lajmin e ka bërë me dije Kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar një video ku shkruan:

“Marlin Shkodra, një prej të lënduarve nga tërmeti në Durrës, prej pak orësh ka mbërritur me helikopterin sanitar, në një klinikë të specializuar në Bari, për një trajtim mjekësor më specifik, me mbështetjen e Italisë mike, e cila na u gjend pranë si shumë vende të tjera në këto ditë tmerrësisht të vështira.

Me shpresën që 30-vjeçari do të kthehet shëndosh e mirë pranë familjes, jemi më shumë se kurrë pranë çdo të lënduari dhe familjarëve të tyre për ta kaluar së bashku edhe këtë moment të vështirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat