Toka “përpin” pallatin 5 katësh në Durrës, mbetet sipër vetëm papafingoja

Shqipëria

Toka “përpin” pallatin 5 katësh në Durrës, mbetet sipër vetëm papafingoja

Nga: D.RR Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 11:48
VIDEO/ Toka “përpin” pallatin 5 katësh në Durrës, mbetet sipër vetëm papafingoja

Gazetarja e ABC News Ajgena Korbi është zhvendosur në zonën e ish-kënetës në Durrës dhe më konkretisht në rrugën “Zef Serembe”. Duket e pabesueshme, por pas krahëve të gazetares ka qenë një pallat 5 katësh, i cili është rrafshuar dhe tani shihet vetëm papafingo.

Raportimi i gazetares: “Jam në këtë zonë në rrugën zef zerembe në zonë e kënetës në Durrës. Pas krahëve të mi është një ndërtesë e rrënuar. Banorët më shpjeguan që kjo ka qenë një ndërtesë 5 katëshe. Siç e shikoni nga pamjet ka mbetur vetëm kati i fundit i papafingos. Banorët më thanë që familja që ka këtë shtëpi nuk banon këtu është jashtë. Duket e pabesueshme, unë vetëm kur u përballa dyshoja që kjo ishte një ndërtesë 5 katëshe. Ajo që dukshme është vetëm një papafingo”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat