Shijak, 45 persona transferohen për në Shkodër

Shqipëria

Shijak, 45 persona transferohen për në Shkodër

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 19:24
Foto

Banorët e pastrehë të Shijakut të vendosur në shkollën 9-vjeçare, Muharrem Dollaku janë transferuar për në një hotel.

45 persona lëvizën drejt qytetit verior pasditen e sotme. Ndërkohë mbi 200 persona, mes tyre 50 fëmijë vijojnë të jenë në Kalceton Arena.

Shumë prej atyre që janë akomoduar në këtë ambient thanë për Top Channel se nuk duan të lëvizin pasi janë të punësuar në Shijak dhe kanë frikën e humbjes të punës. Në këtë ambient Bashkia Shijak ka vendosur 5 ngrohëse me gaz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat