Edi Rama është katolik, por drejtohet me një lutje kuranore

Shqipëria

Edi Rama është katolik, por drejtohet me një lutje kuranore

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 08:50
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zgjedhur që ta shpërndajë një foto në të cilën ka një ajet kuranor, librit të shenjtë të fesë islame.

Pak para mbledhjes së Qeverisë, Rama, foton e ka shpërndarë në rrjetin e tij social në Facebook.

“Nëse kishte pasur mençuria prindër, ata do të kishin qenë: durimi dhe verifikimi i lajmit që e dëgjon”, thuhet në thënien e shenjtë që Rama e ka postuar.

E në këto momente është duke u zhvilluar mbledhja e 5 e jashtëzakonshme e qeverisë pas tërmetit të 26 nëntorit.

Kryeministri tha se të gjithë familjet që kanë humbur familjarët në këtë tërmet do të marrin një trajtim financiar.

“100 mijë lekë në muaj do të marrin për të gjithë jetën”, tha kryeministri Rama.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat