Bllokohen pesë cisterna me naftë në Itali, kishte dalë nga Shqipëria - Bota Sot
Bllokohen pesë cisterna me naftë në Itali, kishte dalë nga Shqipëria

Shqipëria

Bllokohen pesë cisterna me naftë në Itali, kishte dalë nga Shqipëria

Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 21:05
Foto

163,000 litra naftë kontrabandë janë bllokuar në portin e Ravennas në Itali e cila vinte nga Shqipëria.

Operacioni u zhvillua sot nga Guarda di Finanza, ndërsa punonjësit e portit kanë kontrolluar pesë cisterna me naftë, të ardhura nga Shqipëria për tregun italian.

Nafta, e sasisë në mbi 163 mijë litra ishte futur në territorin italian pa TVSH, përmes përdorimit të dokumenteve fiskale të cilat, në një ekzaminim të plotë rezultuan të rreme.

Pesë cisternat e naftës, iu nënshtruan konfiskimit dhe përfaqësuesit ligjorë të tre kompanive importuese u vunë nën hetim nga Prokuroria Publike në Ravenna.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat