Ministri i Jashtëm italian të mërkurën në Shqipëri, takime me Metën dhe Ramën - Bota Sot
Ministri i Jashtëm italian të mërkurën në Shqipëri, takime me Metën dhe Ramën

Shqipëria

Ministri i Jashtëm italian të mërkurën në Shqipëri, takime me Metën dhe Ramën

Më: 10 dhjetor 2019 Në ora: 16:03
Luigi Di Maio

Ministri i Punëve të Jashtme dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Itali, Luigi Di Maio, do të vizitojë të mërkurën Shqipërinë.

Gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë, Ministri italian do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, dhe me Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Edi Rama.

Në përfundim të takimit me Kryeministrin Rama do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp.

Ministri Di Maio do të kryejë një vizitë edhe në kampin e çadrave pranë qytezës së Vorës si dhe do të marrë pjesë në ceremoninë e dhurimit të materialeve të nevojshme të shpëtimit për të përballuar katastrofat dhe situatat e emergjencës të dhuruara nga Emergjencat Civile italiane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat