E rëndë në Lushnje! Pronari i lokalit gjendet i vrarë, ish-anëtar i bandës famëkeqe

Shqipëria

E rëndë në Lushnje! Pronari i lokalit gjendet i vrarë, ish-anëtar i bandës famëkeqe

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 08:39
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë është zbuluar mëngjesin e kësaj të shtune në Lushnje, ku pronari i një lokali është gjetur i vrarë në biznesin e tij.

Viktima është 52-vjeçari Enver Boriçi, i cili rezulton që të jetë ekzekutuar me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen ‘Kadri Gjystri’ në Lushnjë, ndërsa viktima është gjetur i pajetë rreth orës 07.45.

Mësohet se viktima është ish-anëtar i bandës famëkeqe të Lushnjes.

Paraprakisht dyshohet se Boriçi ka qenë duke pirë kafe në lokalin e tij, kur një person është afruar drejt tij dhe e ka vrarë. Trupi i tij është gjetur i ulur në karrige dhe i vrarë me plumb në kokë.

Forca të shumta kanë nisur kontrollet në zonë dhe kanë ngritur postblloqe me synim identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat