Rama përkujdeset që personalisht t’i dërgojë në shkollë dy vogëlushet që u hodhën nga katet e larta për t’i shpëtuar tërmetit

Shqipëria

Rama përkujdeset që personalisht t’i dërgojë në shkollë dy vogëlushet që u hodhën nga katet e larta për t’i shpëtuar tërmetit

Më: 16 dhjetor 2019 Në ora: 08:00
Pamje nga video

Aureli dhe Alesjo ishin shndërruar në heronj pasi u hodhën nga katet e larta për të shpëtuar nga tërmeti 6.4 shkallësh që goditi Shqipërinë ditë më parë.

Vogëlushët arritën të shpëtonin për mrekulli, teksa sot po i kthehen edhe ndjekjes së orëve mësimore.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është përkujdesur që ai bashkë me shoferë t’i dërgojnë Aurelin dhe Alesjon në shkollë.

Rama ishte përkujdesur që dyshja të takohen edhe me yllin Cristiano Ronaldo dhe legjendarin Buffon.

Gjatë rrugës për në shkollë, Rama nuk harroi t’i pyes fëmijët nëse janë në rregull me çantat dhe duke i motivuar se do të jenë djem të shkëlqyer.

Gjatë ditës së djeshme Rama qëndroi edhe tek shtëpia e re ku është vendosur Alesjo, ku premtoi edhe surpriza të tjera për fundvit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat