Dështojnë zgjedhjet në PS-në e Pukës, kandidati garon i vetëm por nuk fiton dot

Shqipëria

Dështojnë zgjedhjet në PS-në e Pukës, kandidati garon i vetëm por nuk fiton dot

Më: 11 janar 2020 Në ora: 17:21
Foto ilustrim

Partia Socialiste po has në vështirësi të mëdha në zgjedhjet e saj të brendshme. Rasti i fundit ka qenë ai në PS-në e Pukës, ku procesi zgjedhor dështoi në mënyrë spektakolare. Për zgjedhjen e kryetarit të ri, ka patur vetëm një kandidaturë, ajo e Marash Kolajt, por ky i fundit nuk është zgjedhur dot për shkak se nuk ka marrë votat e nevojshme për të kaluar pragun.

Procesi zgjedhor u monitorua nga delegati i PS-së Alfred Peza.

Procesi zgjedhor u zhvillua edhe në Bashkinë e Vaut të Dejës. Në garë janë Kristian Shkreli dhe Elvis Preçi. Ndërkohë nuk do zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e Partisë Socialiste në Shkodër.

Për shkak të problemeve të brendshme të socialistëve në këtë Bashki, PS pritet të komandojë kryetarin e kësaj dege si drejtues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat