“Koka e KÇK është vetë Rama”, Gjata: Deri në largimin e tij do lulëzojë krimi

Shqipëria

“Koka e KÇK është vetë Rama”, Gjata: Deri në largimin e tij do lulëzojë krimi

Më: 13 janar 2020 Në ora: 20:48
Çlirim Gjata

Sekretari për Çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata risjell në vëmendje sulmet e kryeministrit Edi Rama kundër KÇK-së, të cilin e përmendi sërish sot në ceremoninë e 107-vjetorit të krijimit të policies.

Në një postim në facebook, Gjata shkruan se kryeministri Edi Rama është vetë koka e KÇK-së dhe për këtë arsye do të lulëzojë krimi për aq kohë sa është në pushtet. Këtë argument Gjata e mbështet duke thënë se edhe kryebashkiakët e inkriminaur janë zgjedhur nga vetë Rama.

"Prapë KÇK?! Sot, në një ceremoni për 107-vjetorin e krijimit të policisë, Edi Rama solli edhe njëherë në vëmëndje të ashtuquajturin ligj për KÇK. Pa hyrë shumë në përmbajtjen e këtij projekti sa antikushtetues, aq dhe diktatorial (nuk është gjë tjetër, veçse kontroll i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga policia), pasi e kemi bërë dhe do ta trajtojmë përsëri, me të drejtë kujtdo i lindin pyetje: Pse Edi Rama u kujtua tani pas dy muajsh prapë për këtë projekt?

Pse po u bën presion gjyqtarëve dhe prokurorëve me të ashtuquajturin ligj kundër KÇK?? Ndërkohë që duhet të bëhen hetime dhe të merret vendim nga prokuroria për shitblerjen e votave, aferën e Astirit(20milion euro/km), falsifikimin e dokumentave të tenderit të unazës së re(17milion euro me një dorë), koncesionet, PPP, pastrimin e parave, industrinë marramendëse të drogës në Shqipëri, etj.,etj.,etj… Fantazma e frikës duket në horizont", shkruan Gjata.

Sipas tij, "Ka një mekanizëm kontrolli për gjykatësit dhe prokurorët, që është VETINGU dhe institucionet e reja të drejtësisë. Ato mund të hetohen nga SPAK, apo të kontrollohen nga KLP dhe KLGJ. Këto organe kanë çdo mekanizëm reagimi ndaj prokurorëve dhe gjykatësve, që mendohet se janë të korruptuar. Ekzistojnë ligjet për këto çështje.

Por problemi qëndron në faktin se koka e KÇK është vetë Rama. Nuk mund të lufojë Rama, Ramën. Shikoni vetëm rastin e kryebashkiakëve të inkriminuar; kush i zgjodhi? Ndaj dhe deri në largimin e tij do të lulëzoj vetëm krimi dhe korrupsioni. Ndaj dhe duhet larguar Rama që të fillojë eleminimi KÇK-s".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat