“Në vitin 2100 në Shqipëri do jenë 512 mijë banorë”, reagon INSTAT

Shqipëria

“Në vitin 2100 në Shqipëri do jenë 512 mijë banorë”, reagon INSTAT

Më: 15 janar 2020 Në ora: 14:26
Foto ilustrim

Një ditë më parë Instituti i Statistikave, INSTAT nxori të dhëna në lidhje me popullsinë e Shqipërisë.

Në një raport të OKB-së thuhej se Shqipëria në vitin 2100 nuk pritet të ketë më shumë se 512 mijë banorë.

Por pas këtij lajmi reagon sërish INSTAT duke shkruar se të dhënat janë të pasakta.

Tiranë, më 15 Janar 2020: Duke u nisur nga disa artikuj dhe lajme në media referuar një studimi të OKB dhe projeksionit me disa skenarë mbi popullsinë shqiptare, vlerësimet e të cilit në disa raste janë kombinuar me të dhëna të pasakta, burimi i të cilave thuhet të jetë INSTAT, duhet të sqarojmë se:

Duke qenë se migracioni është një fenomen dinamik, që do të thotë se të larguarit e një viti janë potencial për migracion kthimi gjatë një viti të mëpasshëm, sikundër mund të jenë imigrantët potencial për emigrim sërish në vitet në vijim.

Në këtë mënyrë, nuk mund të mblidhen numrat e estimuar të emigrantëve / imigrantëve gjatë viteve, në këtë rast 2011-2018, pasi ky total numëron të njëjtin person disa herë.

Definiconi bazë në linjë me rregulloret e Eurostat mbi të cilin INSTAT bazohet për llogaritjen e popullsisë banuese është ai i Vendbanuesit të Zakonshëm. (referoju – Regulation (EU) No 1260/2013 of the European Parliament and of the Council of 20 November 2013 on European demographic statistics si dhe Regulation (EC) No 862/2007 of the European Parliament and of the Council of 11 July 2007 on Community statistics on migration and international protection and repealing Council Regulation (EEC) No 311/76 on the compilation of statistics on foreign ëorkers, OJ L 199, 31.7.2007, p. 23-29).

Vendbanues i zakonshëm: Vendbanuesit e zakonshëm janë të gjithë personat të cilët janë banues të zakonshëm në Shqipëri, pavarësisht shtetësisë së tyre Numri i Emigrantëve në vitin 2018 është 38.703 duke pësuar një rënie me 3 % krahasuar me një vit më parë. Po të shikojmë trendin gjatë periudhës 2011-2018 numri i emigrantëve ka pësuar rënie.

Po të krahasojmë numrin e emigrantëve në vitet 2011 viti i censit të fundit të popullsisë me vitin 2018, rezulton se ka një rënie të këtij numri me 30%. Nga ana tjetër, numri i imigrantëve (shqiptarë që kthehen ne vend) në vitin 2018 është 23.673 banorë, duke pësuar një rënie me 5,3 % krahasuar me një vit më parë. Gjatë periudhës 2011-2015, numri i imigrantëve ka pësuar rënie dhe në vitin 2015 kemi numrin më të ulët të imigrantëve. Në vitet 2016 dhe 2017 numri i imigrantëve ka pësuar rritje vjetore me 10,6% dhe 8,4%.

Në vitin 2015, migracioni neto (të ardhurit – të ikurit) ka qenë -20.600, ndërkohë në vitin 2018 kjo shifër ka rënë në -15.030, duke reflektuar një trend rënës gjatë gjithë këtyre viteve. INSTAT përdor metoda indirekte për llogaritjen e stokut të migracionit ndërsa për vlerësimin e flukseve vjetore përdoren module specifike në anketat pranë familjeve.

Këto module janë të mirë konceptuar dhe ndërtohen bazuar në definicionin e Vendbanues i zakonshëm në mënyrë që të mund të vlerësohet numri i emigrantëve dhe imigrantëve në një vit të caktuar. Ju lutem këtë sqarim ta publikoni në median tuaj si qëndrim zyrtar të INSTAT ndaj këtyre artikujve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat