Gjuajtje me armë zjarri në Vlorë, dy të plagosur

Shqipëria

Gjuajtje me armë zjarri në Vlorë, dy të plagosur

Më: 18 janar 2020 Në ora: 19:10
Foto ilustrim

Dy persona janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri këtë pasdite në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Transballkanike”.

Identiteti i të plagosurve ende nuk bëhet me dije.

Mësohet se të plagosurit janë të afërm me njëri-tjetrin. E gjithë ngjarja ka ndodhur në një lokal të qytetit bregdetar. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat