Tryeza qeveri-opozitë, Demalia: Të gjitha marrëveshjet pazare, kanë ricikluar kriza

Shqipëria

Tryeza qeveri-opozitë, Demalia: Të gjitha marrëveshjet pazare, kanë ricikluar kriza

Më: 18 janar 2020 Në ora: 21:41
Ilir Demalia

Të gjitha marrëveshjet që kanë bërë partitë politike kanë rezultuar të jenë pazare, madje kanë ricikluar edhe kriza të reja politike. Kështu mendon Ilir Demalia, i cili i referohet tryezës së fundit mes qeverisë dhe opozitës për reformën zgjedhore.

Në një lidhje me skype për RTV Ora, Demalia thotë se politikës në Shqipëri i ka munguar dhe i mungon vullneti për të zgjidhur problemet.

Ilir Demalia: Të ulesh në bisedime nuk ka asgjë të keqe. Problemi është që si u ulën në këtë tavolinë? U ulën nga presion ndërkombëtar, u ulën sepse do të bënin një marrëveshje të re në funksion të dy të fuqishmëve dhe ajo që më bën përshtypje është që këta, të dyja palëve thonë: Sipas rekomandimeve të Bundestagut, sipas rekomandimeve të kësaj apo asaj. Nëse jeni thjesht kukulla të ndërkombëtarëve, atëherë le të vijnë ndërkombëtarët ta marrin vendin. Ore ju vet jeni zgjedhur si përfaqësues të vullnetit të popullit. Ajo që i ka munguar Shqipërisë ka qenë vullneti për të zgjidhur problemet dhe vullnet për të ndërtuar shtet të së drejtës dhe shtet funksional. Të gjitha marrëveshjet kanë qenë pazare dhe kanë përfunduar si pazare dhe kanë ricikluar kriza të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat