Video e Lefter Allës, Opozita: SPAK mund të zbulojë një grup të strukturuar kriminal

Shqipëria

Video e Lefter Allës, Opozita: SPAK mund të zbulojë një grup të strukturuar kriminal

Më: 22 janar 2020 Në ora: 19:57
Lefter Alla

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi shprehet se SPAK duhet të hetojë dhe të zbulojë grupin kriminal që merret me shpërndarjen e kokainës në Bulqizë.

Ky reagim vjen pas publikimit të videos ku pretendohet së kryebashkiaku, Lefter Alla është ai që po konsumon lëndë narkotike në një lokal.

Bardhi thotë se Alla duhet të ndiqet penalisht për mos kallëzim krimi ndaj atyre që i sigurojnë kokainë.

“SPAK ka një mundësi reale të zbulojë dhe vendosë përpara përgjegjësisë një grup të strukturuar kriminal që merret me shpërndarjen dhe trafikimin e kokainës në zonën e Bulqizës.

Edi Rama i Bulqizës duhet të ndiqet penalisht për moskallëzim krimi ndaj atyre që i kanë siguruar kokainën. SPAK duhet të veprojë pa asnjë vonesë!”, shprehet Bardhi.

Nga ana e tij kreu i bashkisë së Bulqizës është shprehur se video është një montazh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat