Historia e kryebashkiakut të Bulqizës nga plagosja e të vëllait, arrestimi i djalit, tek video e përdorimit të drogës

Shqipëria

Historia e kryebashkiakut të Bulqizës nga plagosja e të vëllait, arrestimi i djalit, tek video e përdorimit të drogës

Më: 22 janar 2020 Në ora: 20:56
Historia e kryebashkiakut të Bulqizës

Publikimi i një video të kryetarit të Bashkisë Bulqizë që shfaqet duke konsumuar kokainë, siç duket nuk është as e para dhe as e vetmja ngjarje e bujshme që lidhet me të apo të afërmit e tij.

Kështu vetëm para pak muajsh vëllai i kryetarit aktual të Bashkisë Bulqizë, Vangjel Alla, u plagos me armë në një nga lokalet e qytetit.

Sipas të dhënave u tha që kjo plagosje erdhi si pasojë e përplasjes mes bandave të këtij qyteti.

Telashet për kryebashkiakun nuk do të përfundonin këtu.

Vetëm pak ditë së plagosjes së të vëllait, do të arrestohej nga policia edhe djali i tij. Edhe pse kjo ngjarje u mbajt fillimisht e fshehtë nga policia, në media u publikua më pas lajmi ku thuhej se djali i kryebashkiakut të Bulqizës ishte arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi i ishte gjetur në makinë drogë e llojit marijuanë.

Madje gjatë arrestimit ai kishte kërcënuar edhe policinë duke i’u drejtuar atyre me fjalinë: Po ju nuk e njihni babain tim?!

Ditën e sotme u publikua në media një video e tij në të cilën ai po konsumon kokainë në një ambient publik, edhe pse ai pretendon se video është montazh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat