Ambasadorja e ShBA-së "ndez motorët": Jam e gatshme t'i përvishem punës

Shqipëria

Ambasadorja e ShBA-së "ndez motorët": Jam e gatshme t'i përvishem punës

Më: 23 janar 2020 Në ora: 19:35
Yuri Kim

Në ditën e parë të detyrës si ambasadore e superfuqisë botërore por edhe partnerit strategjik të vendit tonë, SHBA-së, Yuri Kim, shpreh angazhimin për të dhënë maksimumin në këtë mision.

"Jam e nderuar dhe i kënaqur që jam në Shqipëri dhe jam i gatshme ti përvishem punës."

Ambasadorja e re e SHBA-së  mbërriti në Tiranë një ditë më parë, trembëdhjetë ditë pasi bëri betimin në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Pasardhësja e Donald Lu, më herët ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore, ka punuar si drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, si  dhe si drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.

Yuri Kim është gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një Ambasadori në vendin tonë.

Më herët, në seancën e konfirmimit në Komisionin për Punët e Jashtme në Senatin amerikan, e emëruara e Presidentit Donald Trump tha se në fokus të punës së saj në vendin tonë do të jetë zgjidhja e krizës politike dhe çuarja përpara e reformës në drejtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat