Civici: Dëshira për tu larguar ka marrë përmasat e një epidemie - Bota Sot
Civici: Dëshira për tu larguar ka marrë përmasat e një epidemie

Shqipëria

Civici: Dëshira për tu larguar ka marrë përmasat e një epidemie

Më: 24 janar 2020 Në ora: 20:52
Adrian Civici

Fenomeni i largimit nga Shqipëria kohët e fundit ka marrë përmasa të mëdha. Edhe raportet e renditin Shqipërinë në vendet ku shumë të rinj po emigrojnë. Për pedagogun Adrian Civici dëshira për tu larguar ka marrë përmasat gati gati të një emidemie.

Adrian Civici: Ajo që më shqetëson më shumë është se gati gati ka marrë përmasat e një epidemie dëshira për tu larguar. Shpesh herë ndeshemi me raste kur studentë kërkojnë që të aplikojnë për të vazhduar studimet jashtë, por e kanë këtë një formë emigracioni për të ikur nga Shqipëria.

I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Civici tha se ajo që është shqetësuese është mungesa e shpresës.

Adrian Civici: Ajo që sot po e tundon më shumë është mungesa e shpresës. Duke parë dinamikat e zhvillimit që ka Shqipëria, gjithë konjukutrat politike, ekonomike dhe  shpejtësinë që po ecim përpara, secili bën llogaritë e vetë, ku të ketë kuptim e ardhmja. Nëse realiteti shqiptar dominohet që nga konfliktualiti politike, dhe elementë të tjerë negative, por edhe elementë të tjerë të jetës së përditshme do të doja të përmendja edhe aksidentet, edhe lajmet për tendera dhe korrupsion. Unë po t'i vija një emër do t'i vija një emër që në raporte me ambiciet ajo që duket më e vrarë është shpresa. Ka familje që emigrojnë, ndërkohë që këtu në Shqipëri kanë edhe vilë edhe makinë, kanë edhe një profesion të mirë. Pyetja shtrohet, pse edhe kjo kategori është e prirur për tu larguar?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat