Tërmeti shkatërrimtar në Turqi, ambasada shqiptare në Ankara njoftim me rëndësi

Shqipëria

Tërmeti shkatërrimtar në Turqi, ambasada shqiptare në Ankara njoftim me rëndësi

Më: 25 janar 2020 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

Ambasada shqiptare në Ankara njofton se deri tani nuk ka identifikuar asnjë shtetas shqiptar në radhën e viktimave apo të plagosurve nga tërmeti shkatërrimtar në Turqi.

Në një njoftim për mediat, Ambasada e Republikës së Shqipërisë thotë se së bashku me Konsullaten e Përgjithshme në Stamboll janë të angazhuara dhe në gadishmëri të plotë për të ndihmuar dhe mbështetur të gjithë shtetasit shqiptarë që mund të jenë prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Për çdo ndihmë dhe mbështetje janë në dispozicion numrat e mëposhtëm:

Një tërmet me magnitudë 6.8 i shkallës rihter goditi të premten në mbrëmje, provincën Elazig rreth 550 kilometra në lindje të kryeqytetit të vendit Ankarasë.

Ai u pasua nga më shumë se 390 pas goditje, 14 prej të cilave me magnitudë mbi 4.

Nga ky tërmet deri tani 22 persona kanë humbur jetën, ndërkohë 1,103 të tjerë rezultojnë të plagosur.

Grupet e kërkim-shpërtimin vazhdojnë të kontrollojnë për të mbijetuar të mundshëm të bllokuar nën rrënojat e ndërtesa të shembura.

Ambasada Ankara:

0090 312 441 61 0304

0090 549 561 1985

Konsullata Stamboll:

0090 212 44 32 56

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat