Dy vëllezër kapen me kanabis që kishin bërë gati për ta shitur - Bota Sot
Dy vëllezër kapen me kanabis që kishin bërë gati për ta shitur

Shqipëria

Dy vëllezër kapen me kanabis që kishin bërë gati për ta shitur

Më: 25 janar 2020 Në ora: 20:03
Foto ilustrim

Dy të rinjtë tashmë do të përballen me akuzën për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Dy vëllezër janë vënë në prangat e policisë së Lezhës pasi janë kapur me kanabis të cilin e kishin bërë gati ta shisnin.

Në pranga kanë përfunduar K.Gj., 20 vjeç dhe E.Gj., 22 vjeç, banues në Lezhë të cilët janë kapur në lagjen  “Besëlidhja” Lezhë.

Sipas policisë, dy të rinjtë e kishin ndarë drogën në 37 qese cilat ishin gati t’i shisnin.

Dy vëllezërve u janë konfiskuar edhe një sasi lekësh të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Dy të rinjtë tashmë do të përballen me akuzën për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat