Të hënën me Merkel, të martën Rama takon Presidenten e KE

Shqipëria

Të hënën me Merkel, të martën Rama takon Presidenten e KE

Më: 26 janar 2020 Në ora: 11:57
Edi Rama dhe Angela Merkel

Në vijim të takimeve për të siguruar mbështetje për rimëkëmbjen pas tërmetit të 26 nëntorit, java që pritet të nisë do të jetë e ngjeshur me një sërë takimesh për Kryeministrin Edi Rama.

Të hënën ai do të takojë kancelaren gjermane, Angela Merkel, ndërsa të martën më 28 janar,

do të takohet me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Ai i nisi takimet këtë të enjte në Itali, prej nga bëri me dije se kostoja e rimëkëmbjes së zonave të shkatërruara nga tërmeti përllogaritet deri tani të jetë afro një miliardë euro.

Ndërkohë më 17 shkurt, është parashikuar që të mbahet në Bruksel, konferenca e donatorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat