Konferenca e Donatorëve, Rama drejt Berlinit për takimin me Merkel

Shqipëria

Konferenca e Donatorëve, Rama drejt Berlinit për takimin me Merkel

Më: 26 janar 2020 Në ora: 15:40
Edi Rama

Kryeministri, Edi Rama, është nisur pasditen e sotme drejt Berlinit për takimin me Kancelaren Merkel, enkas për Programin e Rindërtimit në vigjilje të Konferencës së Donatorëve, që do të mbahet në Bruksel më 17 shkurt.

Afro 1 mld euro llogaritet dëmi që shkaktoi dëmi i 26 nëntorit që goditi vendin tonë. Shifrën e zbuloi kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Romë, ku u takua me homologun Giuseppe Conten dhe me ministrin e Jashtëm italian Luigi Di Maio.

Ndërkohë Banka Botërore është gati të bëjë një lëvrim të shpejtë të dy huave që kapin një vlerë prej 100 milionë dollarësh dhe që do të përdoren sipas prioriteteve të qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat