Salianji: Qeveria dështoi, fëmijët në shkolla gjejnë më lehtë kanabis se stilolapsa

Shqipëria

Salianji: Qeveria dështoi, fëmijët në shkolla gjejnë më lehtë kanabis se stilolapsa

Më: 28 janar 2020 Në ora: 13:12
Ervin Salianji

Partia Demokratike deklaron se reportazhi i televizionit shtetëror Rai 3, faktoi se Shqipëria vazhdon të jetë Kolumbia e Europës.

Nga selia blu, ish-deputeti Ervin Salianji tha se dëshmia e sjellë nga Rai 3 dëshmon dështimin e Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt në plotësimin e një prej kushteve kryesore të Bundestagut për nisjen e   negociatave- luftën kundër krimit të organizuar.

Në Shqipëri, vijoi ai,  krimi i organizuar jo vetëm nuk po luftohet, por, i mbrojtur nga partia në pushtet, është shndërruar në lojtar  kryesor në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve.

Salianji: Prej 6 vjetësh, nuk ka asnjë bos të krimit të organizuar në burg. Nuk ka asnjë bos të trafikut të drogës të arrestuar. Burgjet e Sandër Lleshajt kanë mbushur me opozitarë që protestojnë kundër qeverisë së lidhur me krimin dhe me të varfër që punojnë parcelat me kanabis.

Bosët  janë të gjithë të lirë, sepse i sigurojnë Edi Ramës para për të blerë votat dhe për të mbajtur në këmbë projektin e tij për vjedhjen e zgjedhjeve dhe kapjen e drejtësisë.

Reportazhi i Rai 3 rrëzon propagandë  prej miliona eurosh të qeverisë se ajo e ka asgjësuar kanabisin. Vetëm pak ditë më parë u kapën në Greqi 1.2 ton drogë, ndërsa në brigjet italiane kjo është një ngjarje e zakonshme.

Sipas Salianjit, me Edi Ramën në qeverisje fëmijët në shkolla  gjejnë më lehtësisht kanabis se stilolapsa, biznesi kriminal i drogës po mbyt çdo konkurrencë dhe mundësi që biznesi i ndershëm të ngrejë kokë, te arsimuarit të shkolluarit nuk kanë të ardhme, rendi dhe siguria publike, jeta dhe prona e qytetarëve është e pasigurt prej bandave dhe kriminelëve të veshur me pushtet.

Salianji tha se lufta ndaj krimit është prioritet kryesor i Partisë Demokratike.

Salianji: Ne jemi të vendosur ta shkërmoqim krimin e  organizuar, lidhjet e tij me politikën dhe të çojmë para përgjegjësisë penale çdo bandit, qoftë ai Kryeministër, deputet, kryetar bashkie apo bos i krimit të organizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat