Ruçi dhe Balla: Në mars Këshilli i Evropës i hap negociatat Tiranës e Shkupit

Shqipëria

Ruçi dhe Balla: Në mars Këshilli i Evropës i hap negociatat Tiranës e Shkupit

Më: 28 janar 2020 Në ora: 19:21
Ruçi dhe Balla

Shqipërisë do t’i hapet në mars drita jeshile për hapjen e negociatave me BE-në.

Të paktën ky është qëndrimi i mbajtur nga kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi dhe numri dy i PS-së Taulant Balla, në samitin e Parlamentit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

Ruçi e Balla vlerësuan mbështetjen që Presidenti i PE-së Sassoli ka dhënë për Shqipërinë e veçanërisht për hapjen sa më parë të negociatave për Tiranën e Shkupin.

Ruçi u kërkoi kryeparlamentarëve të BE-së të bindin qeveritë e tyre se Ballkani Perëndimor është një rajon evropian dhe jo kufitar me Bashkimin Evropian, ndërsa Balla e vuri theksin tek fakti se “Shqipëria nuk është dekurajuar nga rezervat dhe skepticizmi i disa vendeve anëtare, të cilëve u është kërkuar që, para se të shprehin qëndrimet e tyre, të vijnë në Shqipëri dhe të prekin nga afër rezultatet e problemet tona. Ne jemi të vendosur në destiancionin tonë europian dhe nuk kemi plan tjetër, as të hapur, as të fshehtë, as sot, as në të ardhmen.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat