Alarmi i Ngjelës: Nëse nuk luftohet korrupsioni shtetëror, Shqipëria do të shpërbëhet

Shqipëria

Alarmi i Ngjelës: Nëse nuk luftohet korrupsioni shtetëror, Shqipëria do të shpërbëhet

Më: 7 shkurt 2020 Në ora: 08:41
Spartak Ngjela

Avokati, Spartak Ngjela, e cilësoi si jetike për vendin goditjen e korrupsionit të lartë shtetëror.

Në emisionin "360 Gradë", Ngjela tha se nëse nuk ndodh kjo, Shqipëria rrezikon të shpërbëhet.

Ngjela: Ligji anti-KÇK është një "vrimë në ujë", ka kontradikta në objekt. Mund të kapë disa nga krimi i organizuar në nivelin e dobët, edhe mund t'ua marrë. Njerëzit presin veprimin e  SPAK kundër pronave që janë vënë në mënyrë të paligjshme. Ka nga këto në Shqipëri? Të gjithë thonë që ka. Ne si shoqëri nëse nuk do të godasim dot korrupsionin e lartë shtetëror, Shqipëria do të shpërbëhet. Nuk ka asnjë shans për të vijuar më tej sepse jeton me remitanca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat