Greva punëtorëve në Poçem, Kryemadhi letër Çelës: Nis hetimin, kanë 27 muaj pa rrogë

Shqipëria

Greva punëtorëve në Poçem, Kryemadhi letër Çelës: Nis hetimin, kanë 27 muaj pa rrogë

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 19:39
Foto ilustrim

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi i është drejtuar me një letër krerëve të disa institucioneve shqiptare në lidhje me grevën dhe situatën shëndetësore në të cilën ndodhen punonjësit e stacionit të pompimit të ujit në Poçem.

Këta të fundit prej 27 muajsh nuk kanë marrë rrogat e tyre. Kryemadhi i takoi personat që kishin hyrë në grevë urie dhe këtë pasdite i është drejtuar me letër Prokurorit të Përgjithshëm, kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Ministres së Infrastrukturës dhe Avokatit të Popullit.

Në letër Kryemadhi vë në dukje se është shkelur hapur ligji për të drejtat e punëtorëve dhe se Ministria e Infrakstrukturës nuk ka vërë asnjë orvatje për të detyruar kompaninë kontraktuale që të paguajë detyrimet e saj në adresë të punëtorëve. Kryemadhi ka kërkuar nga Kryeprokurori Olsian Çelaj, që të marrë masat e nevojshme në hetimin e këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat