12 mijë Euro të padeklaruara në çantë, 20- vjeçarja ndalohet në Rinas

Shqipëria

12 mijë Euro të padeklaruara në çantë, 20- vjeçarja ndalohet në Rinas

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 16:50
Ilustrim

Policia Kufitare e Rinasit parandalon një tjetër rast të transfertës së parave jashtë shtetit, në mënyrë të kundërligjshme.

Sekuestrohen 12450 euro, procedohet penalisht një 20-vjeçare.

 Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në dalje të RSH-së, si rezultat i masave shtesë qoftë në intervistimin për arsyen e udhëtimit apo edhe për kontrollin fizik dhe të bagazheve, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë kontrolleve të ushtruara kanë përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, 20-vjeçaren I. K., banuese në Tiran.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetases së lartpërmendur iu gjetën në çantë 12450 euro, të padeklaruara në doganë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Policisë Kufitare në Rinas, materialet në ngarkim të kësaj shtetaseje i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat