Gara për kreun e “FBI-së shqiptare”/ 8 kandidatët për drejtor të BKH nisin sot testin e Poligrafit

Shqipëria

Gara për kreun e “FBI-së shqiptare”/ 8 kandidatët për drejtor të BKH nisin sot testin e Poligrafit

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 11:04
Foto

8 kandidatët që janë në garë për të marrë drejtimin e Byros Kombëtare të Hetimit pasi kanë kaluar të gjitha testet e kualifikimit teorik dhe praktik, tashmë do t’i nënshtrohen testit të Poligrafisë ose siç njihet ndryshe makinës së të vërtetës.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se testi i Poligarfisë do të fillojë ditën e sotme dhe do të përfundojnë të premten.

Testi i Poligrafit për kandidatët për kreun e BKH do të bëhet për dy përsona në ditë.

Lista e 8 kandidateve te kualifikuar:

1-Aida Veizaj (Hanaj)

2-Ardian Çipa

3-Artur Beu

4-Ervin Hodaj

5-Gentjan Shehaj

6-Lindita Nushi

7-Idajet Faskaj

8-Ylli Pjetërnikaj

Por pas testit të Poligrafisë, këto kandidatë do të bëjnë edhe intervistën dhe pastërtinë e figurës dhe integritetit.

Kujtojmë se fillimisht nga lista me 40 kandidatë u përzgjodhën sipas kritereve 18 kandidatë. Më pas testin e logjikës dhe testin fizik e kaluan vetëm 8 prej tyre. Më pas kandidatët intervistohen nga Komisioni i Vlerësimit në SPAK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat