Presidenti i Republikës Ilir Meta ka firmosur shtesën e kallëzimit për kreun e KED, Ardian Dvorani. Në një reagim, kreu i shtetit shqiptar paralajmëron për të tjerë zyrtarë, që sipas tij janë të implikuar në grushtin e shtetit.
"Pasi u njoha me provat e reja tronditëse të angazhimit të tij në grushtin e shtetit, sapo kam firmosur shtesën në kallëzimin penal ndaj z.Ardian Dvorani.
Fakte të reja pritet të dalin në dritë edhe për persona të tjerë të implikuar në grushtin e shtetit, të cilët nuk do munden t’i shmangen përgjegjësisë për konsumimin e veprave të rënda penale", shkruan Meta në Facebook.
Presidenti Meta garanton për atë që ai e quan grushti i shtetit, do të shpartallohet në mënyrën më shembullore.
Një ditë më parë, në një konferencë të jashtëzakonshme, kreu i shtetit deklaroi:
Meta: Dvoranit t'i ndalohet ushtrimi i veprimtarisë kriminale
Meta: Kushtetuta kërcënohet nga një grup mafioz, grushtit të shtetit do t'i përgjigjem me dekrete
Meta: Kjo është vetëm grusht shteti, italianët i thonë "Colpo di stato"
Meta: Zero mundësi të tërhiqem për shkak të avancimit të grushtit të shtetit
Meta: Maxhoranca keqpërdori komisionin e Venecias për realizimin e grushtit të shtetit