Koronavirusi nuk ndal fluturimet drejt Italisë: 17 fluturime të planifikuara nga Rinasi

Shqipëria

Koronavirusi nuk ndal fluturimet drejt Italisë: 17 fluturime të planifikuara nga Rinasi

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 17:08
Pamje nga video

Ndjehen të frikësuar, por nuk e kanë anuluar udhëtimin drejt Italisë.

“Duhet të ikim për në Rimini. Menduam të paktën për fëmijët që të vendosin maskat”.

Të shumtë janë qytetarët që kanë zgjedhur aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë për të udhëtuar drejt vendit fqinj.

17 fluturime ishin planifikuar vetëm këtë të hënë.

“Këto nuk bëjnë, nuk duhen këto, por këtë gjeta”.

Të tjerë kanë zgjedhur të kthehen dhe tregojnë se si i kontrolluan pasi zbritën nga avioni.

“Kishte kontrolle, na matën temperaturën, asgjë shqetësuese. Në Milano kur largohesh nuk ka kontrolle, ka këtu në Tiranë“.

Udhëtarët që vijnë nga vende të prekura nga COVID 19 në aeroportin e Rinasit përpara kontrollit të pasaportës iu matet temperature dhe i nënshtrohen një pyetësori të inspektorëve sanitarë atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat