Tërmeti i 26 nëntorit, Pjerin Ndreu: S'ka ende një faturë për Lezhën

Shqipëria

Tërmeti i 26 nëntorit, Pjerin Ndreu: S'ka ende një faturë për Lezhën

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 22:32
Pjerin Ndreu

Bashkia e Lezhës nuk ka ende një faturë të dëmeve të shktuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Kryebashkiaku Pjerin Ndreu i ftuar në studion e lajmeve në Ora News tha se kjo do të bëhet transparente sapo të përllogaritet.

Pjerin Ndreu: Unë nuk e kam një shifër të saktë sot në vlerë leku. Duhet të presim vlerësimin e fundit që i merr një  për një dhe i vlerëson në vlerë monetare. Cilado qoftë ajo do të bëhet publike, transparente dhe gjithkush duhet ta dijë sa është fatura e riparimit.

Prioritet tha Ndreu do të jenë personat që janë jashtë dhe më pas shkollat. Fondet e bashkisë u shpreh ai nuk mund ta përballojnë dot koston e rindërtimit.

Pjerin Ndreu: Nga fondi i bashkisë është i pamundur të vijë. Në kemi siguruar një donator që do bëjë dy pallate që ne tani i kemi në proces dhe kemi marrë vendim që ti rrëzojmë. Pjesa tjetër nuk përballohet. Ne kemi ndërhyrë edhe me bonusin e qirasë, por nuk ka më kapacitet. Gjithë database i të dhënave do të shkojë dhe do të vlerësohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Sa i takon tubimit të 2 marsit të thirrur nga Presidenti, Ndreu tha se është një furtunë në gotë. Sipas tij 2 marsi i takon Lezhës dhe Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Pjerin Ndreu: 2 marsi i takon Lezhës, kushdo që tenton të marrë medaljen e 2 marsit është problemi i tij, se këtu delirantët nuk kanë të sosur. 2 marsi ka vetëm një emër Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe ka vetëm një vend që quhet Lezhë. Të tjerët mund ti vënë çdo lloj emri. Të dalin tani dhe të nxjerrin histori 2 marsi kjo është çështje e tyre që e bëjnë, por unë gjykoj se Shqipëria sot nuk e ka luksin të merret me partizanlliqe të tilla. Sot ka një situatë, ka një mbështetje ndërkombëtare dhe ka një pritshmëri për hapjen e negociatave. Se kujt i prishet humori nga kjo ne e dimë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat